Pasi të lexoni këtë artikull, do t’i përdorni më shumë gjethet e lakrës në trupin tuaj!

Përgatiti për www.shendeti.com.al : Elena Beta

lakerw

Medikamentet natyrore kryesisht nuk kanë asnjë efekt anësor. Si një ndër ilaçet popullore më të përdorura mund të renditet dhe lakra. Lakra shpësh është përdorur në sallatë. Por, a e dini se ka përdorime të tjera të lakrës, përveç konsumit të ushqimit?

Gjethet e lakrës janë si një magnet për shumë sëmundjet në trupin tonë. Lakra është gjithashtu shumë e dobishme për trajtimin e problemeve të veçanta shëndetësore të tilla si gjëndra tiroide apo dhimbja e kokës.

Përveçse një përbërës i shkëlqyer për përgatitjen e llojeve të ndryshme të ushqimit, lakra është gjithashtu shumë e dobishme për trajtimin e disa problemeve shëndetësore.

Shëron dhimbjet e gjirit të shkaktuara nga ushqyerja e fëmijës me gji:

Nëse gratë përjetojnë dhimbje të forta për shkak të ushqyerjes me gji, rekomandohet të vendosin një fletë lakër në zonën e prekur.  E lini 20 minuta dhe shpëlani gjoksin!

Për gjendrat tiroide:

Në mënyrë që të riktheni funksionin normal të gjëndrës tiroide, provoni të vendosni lakër në pjesën ku ndodhet gjëndra tiroide.

Pastaj, mbuloni gjethet me një fashë. Flini me të gjatë natës dhe i hiqni në mëngjes.

Kuron enjtjet:

Nëse keni enjtje në duar apo këmbë, provoni ta mbuloni zonën me gjethe të freskëta lakre. Për rezultate më të mira, rekomandohet të flini me kompresë.

Dhimbjet e kokës:

Provoni vendosjen e gjetheve të freskëta të lakrës në pjesën e sipërme të kokës.

*** Mos harroni të konsultoheni gjithmonë me një mjek në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore.

Burimi: yourhealthycupoftea

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit