Pasi të lexoni këtë shkrim, ju nuk do t’i hidhni më këto pako të vogla…

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Nëse blini një çantë apo një palë këpucë të reja, bashkangjitur me to do të gjeni edhe një pako të vogël të mbushur me kokrriza silici. Thuajse të gjithë i hedhin këto pako sepse mendojnë se janë helmuese, por s’është aspak e vërtetë. Në fakt, këto pako janë të mbushura me një substancë të quajtur dioksid silikoni, substancë e cila nuk mund të hahet, por mund të jetë mjaft e dobishme për përdorime të tjera. Ja disa përdorime të tyre:

dioksid silikoniVendosini midis peshqirëve: kjo mënyrë do të parandalojë marrjen e lagështisë dhe do të shmangë erën e keqe nga peshqirët.

Ruan fotot e vjetra: fotografitë kanë tendencën që të prishen dhe vjetërsohen me kalimin e kohës, pakot me dioksid silikoni janë një mënyrë mjaft e mirë për t’I ruajtur ato. Vendosni nga një pako të vogël brenda kutisë (albumit) fotografik dhe fotot do të qëndrojnë po njësoj.

Vendosini në çantën e palestrës: qëllimi kryesor i këtyre pakove të vogla është të përthithin lagështinë shtesë dhe për të mbrojtur produktet. Veshjet e palestrës përmbajnë shumë lagështi dhe për pasojë erë të keqe. Vendosni një pako të vogël brenda në çantën e palestrës dhe këto probleme nuk do të jenë më./ Burimi: steptohealth

Postime të ngjashme

Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbërrin në GJKKO
U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, MSHMS: Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
Pse qumështi i gjirit është kaq i rëndësishëm për shëndetin dhe zhvillimin e foshnjës
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Kirurgu: Plumbat e gomës mund të invalidizojnë, policia të ndërpresë përdorimin e tyre
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës