Pasi të lexoni këtë shkrim, nuk do t’i hidhni më lëkurat e bananeve

Bananet janë burime fantastike ushqyese dhe gjithashtu përfshijnë 3 lloje sheqernash natyrore glukozë, fruktozë dhe saharozë. Megjithëse mund t’i dini përfitimet shëndetësore të bananeve, pasi të keni lexuar këtë shkrim, nuk do t’i hidhni poshtë as lëkurat e tyre. Ja si mund t’i përdorni lëkurat e bananeve:

lekure bananjeZbardhin dhëmbët: pjesa e brendshme e lëkurës së bananes mund të ndihmojë në eliminimin e njollave të ushqimeve që lënë shenjë në dhëmbë. Do t’i shikoni rezultatet pas disa javëve.

Heq lythat (lezat): merrni një fashë dhe pjesën e brendshme të lëkurës së bananes dhe vendoseni në lez. Mbajeni fashën gjatë gjithë natës. Përsëriteni këtë metodë deri sa lezi të jetë zhdukur tërësisht.

Trajton aknet dhe rrudhat: pjesa e brendshme e lëkurës së bananes përmban shumë lëndë ushqyese. Me lëkurën e bananes fërkoni pjesët problematike të lëkurës dhe lëreni për 30 minuta. Më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Lehtëson simptomat e psoriasisit: është normale që psoriasis nuk mund të shërohet apo kurohet me lëkurë bananie, por ajo thjesht do t’ju ndihmonte në lehtësimin e simptomave.

Ndihmon në lehtësimin e simptomave pas pickimit nga insektet: një fërkim i zonës së pickuar me lëkurë bananeje do të lehtësonte dukshëm simptomat e skuqjes apo kruarjes, pas pickimit nga insektet.

Përdoret si pastruese: ju mund të pastroni me lëkurën e bananes argjendin, floririn, mobiljet dhe këpucët. Lëkura e bananes do t’u japë shkëlqim.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?