Për 4-5 persona duhen:
- vezë 3 kokrra dhe 1 e bardhë;
- 4-5 lugë gjelle sheqer;
- 4-5 lugë gjelle miell;
Për kremin duhen:
- 3 lugë gjelle miell;
- 6 lugë gjelle sheqer;
- 1 vezë e plotë dhe 1 e verdhë;
- 2 gota qumësht;
- 2 lugë gjelle bajame të grira;
- 1 lugë gjelle ajkë ose gjalpë;
- 1 lugë gjelle kakao;
- reçel për zbukurim disa kokrra;
- pak vanilje e liker.
Përgatitet më parë pandispanja. Për këtë, në një enë porcelani rrihen vezët me sheqerin derisa të bëhet një masë e fryrë dhe e qëndrueshme në tel.
Hidhet mielli, përzihet lehtë që të mos ulet brumi, hidhet në tavë të lyer me yndyrë dhe piqet në furrë në temperaturën 180-1900C.
Në një enë tjetër jo alumini rrihen vezët me sheqerin, hidhet mielli, qumështi i valuar dhe i ftohur pak, vihet sa të marrë valë, hiqet nga zjarri, si të ftohet pak hidhet vanilja, bajamet e pjekura e të grira, ajka ose gjalpi dhe përzihet mirë.
Merret pandispanja e përgatitur, ndahet në tre shtresa, hapet në të gjithë petën.
Sipër vihet një petë tjetër pandispanje, që laget me konjak ose liker, hidhet përsipër krem.
Vendoset peta tjetër, lyhet me krem të përzier me kakao, duke i bërë përsipër dhe zbukurime.
Vendosen kokrra reçeli dhe lihet në formë ose mblidhet me letër celofani.
Pastaj gjithnjë mbahet në ngrirje që të ruajë formën.


