Pastërtia e tepërt, e dëmshme për fëmijët

 

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Ju mund të mendoni se mënyra më e mirë për t’ i mbajtur fëmijët të shëndetshëm është të sterilizoni shtëpinë. Por, sipas ekspertëve, ky koncept është krejtësisht i gabuar.

Fëmijët e ditëve të sotme janë shumë më të pastër seç duhet, thonë dr. John Gilbert dhe Rob Knight, autorët e librit “Papastërtia është e dobishme: Avantazhet e baktereve për zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijëve.

Në libër autorët shpjegojnë se papastërtia dhe bakteret janë ato që na mbrojnë nga sëmundjet. Duke u përpjekur që të jetojmë sa më pastër, ne vetëm po dobësojmë sistemin tonë imunitar.

Në libër theksohen disa nga hipotezat më popullore në lidhje me pastërtinë. Sipas këtyre hipotezave, thuhet se ekspozimi ndaj baktereve dhe mikroorganizmave në fëmijëri është e mirë për ne sepse na ndihmon të zhvillojmë sistemin imunitar.

Thuhet gjithashtu se rastet me ekzemë, astmë dhe diabet në fëmijëri janë shtuar më shumë tek fëmijët të cilët rrallë bëhen pis me baltë ose luajnë me kafshët.

Nëse nuk ekspozohen që në fëmijëri me papastërtinë dhe bakteret, sistemi imunitar nuk di si të mbrohet  ndaj pluhurit dhe ndotjes së ajrit.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?