Pastërtia e tepërt ul kënaqësinë

pastrimEkziston një lidhje ndërmjet fiksimit për pastërtinë dhe numrit gjithnjë e më të madh të personave depresivë, thonë shkencëtarët amerikanë. Sipas tyre, eliminimi i baktereve dhe viruseve, në fakt e ul imunitetin tonë dhe kjo ka efekt në funksionimin e trurit.

Aktualisht, sipas këtij studimi, për shtimin e numrit të personave astmatikë dhe alergjikë duhet të fajësohet ambienti steril në të cilin jetojmë. Disa baktere janë të nevojshme për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Pa to, trupi ynë reagon në mënyrë të tepruar ndaj pluhurit dhe polenit që rezulton me alergji. Ekspertët nga Atlanta pohojnë se ky reagim i tepruar ndikon edhe në tru, i cili me vështirësi prodhon substancat kimike që na bëjnë të lumtur (siç është serotonina) dhe çon deri në depresion.

Këta shkencëtarë besojnë se sistemi imunitar shkakton depresion. Sipas tyre, nëse gjatë rritjes u jemi ekspozuar më shumë mikrobeve, atëherë imuniteti ynë i kontrollon më mirë inflamacionet.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre