Për 4-5 persona duhen:
- 500 gr makarona
- 300 gr mish i grirë
- 2 kokrra qepë
- 3-4 lugë gjelle yndyrë
- 1 lugë gjelle salcë
- Kripë, piper, dafinë
- 2 lugë gjelle miell
- 2-3 gota qumësht
- 1-2 kokrra vezë
- 2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja
Makaronat ziejnë njëlloj si për pastiçon me djathë, kullohen përsëri mirë dhe hidhen në tavë, përzihen me kimë, shtrohen në tavë të lyer me yndyrë, rrafshohen dhe mbulohen me salcë beshamel të përgatitur me miell të kaurdisur me gjalpë dhe qumësht.
Sipër spërkaten me gjalpë dhe, sipas dëshirës, me djathë të bardhë ose kaçkavall. Piqen në furrë për 25-30 minuta dhe ndahen në copa.
Ju bëftë mirë!


