Blerina Bombaj, dietologe
Përbërësit
- 1 kokërr qepë të grirë hollë
- 1 thelb hudhër
- Pak arrë moskat
- 100gr mish të grirë
- 200gr kërpudha (porcini, kantarel ose shampinjon)
- 400ml qumësht pa yndyrë
- 1 kokërr vezë
- 50gr djathë dele kaçkavall
- 50ml vaj ulliri
- Majdanoz
Përgatitja
- Përgatisim kimën me qepën, hudhrën, arrën moskat. E gatuajmë deri sa të shkriftohet mishi.
- Shtojmë kërpudhat dhe pak lëng perimesh, dhe i lëmë të ziejnë.
- Ziejmë makaronat duke i lënë pak të forta, dhe i shtrojmë në tepsi.
- Pasi ftohet pak kima, rrahim vezët me qumështin në një tas më vete dhe ja shtojmë makaronave përsipër.
- I pjekim ne 180grade për rreth 30minuta.
Shënim: në këtë recetë janë përdorur makaronat Garofalo, të cilat janë integrale dhe të certifikuara bio.


