Pastroni lëkurën nga aknet me ndihmën e ushqimeve

Rreth 20 %e grave vuajnë nga aknet në moshën 20 – 30 vjeç, të cilat shkaktohen nga stresi ose çrregullimi i hormoneve. Përveç kurave që mund t’ju rekomandoje dermatologu juaj, ne ju vijmë në ndihmë me disa ushqime bio të cilat ndikojnë në eliminimin e akneve nga lëkura. Provoni të kombinoni ushqimin e duhur me ajrin e pastër, me ushtrime gjimnastikore si dhe me kujdesin maksimal për lëkurën. Është e sigurt që do të keni ndryshime.

domatBoronica: përmbajnë antioksidantë dhe fibra. Përveç rregullimit të prodhimit të insulinës në gjak ju ndihmojnë për të pastruar lëkurën nga aknet.

Bajamet: mungesa e mineraleve si: zink apo selen në trup janë të lidhura me shfaqjen e akneve. Bajamet kanë përmbajtje të lartë mileralesh, kjo është arsyeja pse janë të këshillueshme për tu konsumuar. Të gjitha mineralet që përmbajnë bajamet (bakër, magnez, mangan, kalcium, hekur) janë bazat për të pasur lëkurë të shëndetshme.

Domate: e pasur me vitaminë C, ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Ngjyra e kuqe e domates stimulon qarkullimin e gjakut në lëkurë.

Qumështi: shpesh herë eliminimi i produkteve të qumështit nga dietat mund të stimulojë shfaqjen e akneve në zona të ndryshme të trupit. Qumështi është i pasur me fibra, vitaminë E dhe acid folik të cilat ndihmojnë në përfitimin e një lëkurë të shëndetshme.

Rrushi i zi: përmban kimikate nayralë dhe antioksidantë të cilat kurojnë sëmundje inflamatore të lëkurës si dhe kontrollojnë efektet anësore të alergjive të ndryshme. Konsumoni rrushin e zi si përbërës në sallata të ndryshme.

rrush i ziPanxhari i kuq: i pasur me vitaminë A, kalium, natrium, vitaminë E, renditet në ushqimet më të mira për eliminimin e toksinave nga trupi.

Hudhra: vret bakteriet dhe viruset e ndryshme duke përfshirë edhe ato që shkaktojnë akne apo infeksione të tjera të lëkurës.  Mund ta konsumoni të copëtuar në një sallatë ose të pagatuar.

Brokol: përmban antioksidantë si: vitamina A, B, C, E, dhe K. Të gjitha këto ndihmojnë për ti shtuar lëkurës shkëlqimin dhe për rigjenerimin e indeve të dëmtuara. Për të marrë maksimumin nga brokoli konsumoheni të pagatuar.

Veza: përmban zink, selen dhe plot proteina të tjera të cilat shërbejnë për pastrimin e lëkurës./Glamour Magazine/Elena Beta

 

Postime të ngjashme

Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve
A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi