Patate për të rënë nga pesha?!

Personat që kanë ngrënë patate, kanë humbur në peshë për sa kohë që kanë kontrolluar kaloritë e tyre. Shkencëtarët arritën në përfundimin se patatja nuk ndikon në shtimin në peshë nëse gatuhet në mënyrë të shëndetshme. Studimi tregon se patatet nuk janë domosdoshmërisht të këqija për trupin tonë, patatetpërkundrazi, mund të na ndihmojmë të biem në peshë. Në studim morën pjesë 90 burra dhe gra mbipeshë.

Grupi i parë hëngri ushqime për të reduktuar kaloritë e tyre, por me nivel glicemie të lartë.

Grupi i dytë hëngri ushqime për të reduktuar kaloritë e tyre, por me nivel glicemie të ulët.

Grupi i tretë hëngri çdo gjë që donte pa kufizime në kalori apo në nivel glicemie.

Të tre grupeve iu dhanë patate, receta të shëndetshme duke përfshirë 5-7 vakte me patate çdo javë. Në fund të periudhës së studimit që zgjati 12 javë u pa se të tre grupet kishin rënë në peshë dhe se nuk kishte dallim të madh përsa i përket kileve të humbura.

Interesante në këtë studim ishte fakti se edhe njerëzit e grupit të tretë që nuk kishin kufizime në kalori, gjithashtu kishin humbur në peshë. Ndoshta jo çuditërisht ky studim u mbështet nga Bordi i patateve të Shteteve të Bashkuara, e cila përfaqëson më shumë se 2.500 kultivues patetesh.

Studiuesi Dr. Britt Burton –Freeman i Institutit të teknologjisë së Ilinoisit tha: “Disa njerëz kanë vënë në pikëpyetje rolin e patateve në një dietë për të humbur në peshë për shkak të përcaktimit si një perime me nivel të lartë glicemie. Megjithatë rezultatet e këtij studimi konfirmojnë atë që profesionistët e shëndetit kanë thënë gjithmonë: nuk është e rëndësishme që të reduktosh ushqime të caktuara, por të kontrollosh kaloritë. Nuk ka tregues që patatet e gatuara shëndetshëm ndihmojnë për të shtuar në peshë. Në fakt, shohim të kundërtën: patatet ndihmojnë për të rënë nga pesha”./ Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë