Patën kontakt me çiftin e infektuar, 2 mjekët rezultojnë negativë për COVID-19

Bashkia Roskovec ka njoftuar se dy pjesëtarët e qendrës shëndetësore të qytetit që kishin pasur kontakt me një çift të infektuar me koronavirus, kanë rezultuar negativ pas analizës së kryer.

“Masat mbrojtëse dhe higjiena maksimale, ndihmuan në arritjen e këtij rezultati”, thotë bashkia, ndërkohë që njofton që nga dita e nesërme ata do të kthehen në vendin e punës për t’i shërbyer pacientëve.

Dy banorë të fshatit Mbërs janë infektuar me koronavirus. Ata janë burrë e grua, ndërkohë që mësohet se kanë pasur një histori udhëtimi në Itali.

Pas këtij rasti, bashkia u bëri thirrje banorëve që të vetëizolohen, ndërsa për të monitoruar situatën janë vendosur në fshat dy postblloqe policie.

Postime të ngjashme

“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025