PD: Kompania e themeluar nga Beqaj merr paratë publike

Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast të dhënies së parave publike kompanisë së themeluar nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.Ilir Beqaj

Grida Duma, sekretarja për marrëdhëniet me publikun, tha se Intech Plus, duke u fshehur pas kompanisë Fastech, ka marrë 320 milionë lekë nga Ministria e Jashtme. Intech Plus e themeluar nga ministri Ilir Beqaj është akuzuar nga PD se ka marrë mbi 11 miliardë lekë nga afro 30 tendera publikë, pas ardhjes së PS në pushtet.

“Në fillim të këtij viti kompania e themeluar nga Beqaj ka marrë 320 milionë lekë për një shërbim për Ministrinë e Jashtme. Fastech, është thjeshtë një mbulesë për paratë që merr kompania e Beqës. E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që t’i marrë Fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj,” u shpreh znj. Duma gjatë një deklarate për shtyp.

Beqaj ka reaguar duke thënë i ka shitur aksionet, por pa komentuar fitimet e saj./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve
INSTAT: Bien vizitat për fëmijët dhe nënat në konsultore në 2025! Ja arsyeja