PD me qëndrim të njëjtë si LSI për Spitalin Ushtarak

Dy ditë pas LSI, vendimin e kryeministrit Rama për ta kthyer Qendrën e Traumës sërish në Spital Ushtarak, e ka kundështuar edhe Partia Demokratike. LSI, me anë të ish ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, e quajti vendimin një hap prapa.

spitali ushtarakEdhe PD e quan njësoj: hap mbrapa. Qeveria shqiptare ka programuar kthimin e ish spitalit ushtarak e Qendrës Universitare të traumes, përsëri në vartësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ky është një veprim i gabuar, që bie ndesh me zhvillimet pozitive në vite të asaj qendre mjekuese e univeristare, me vetë linjat e sistemit tonë spitalor. Pa asnjë dyshim ky është një hap mbrapa në këtë drejtim”, thuhet në reagimin e sotëm të Partisë Demokratike. Spitali Ushtarak u hoq nga vartësia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe u vu në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë nën qeverinë Berisha, pjesë e së cilës ishte edhe LSI.

 

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën