Pediatrët: Të ndalohen celularët për fëmijët nën 10 vjeç

Arlinda Gjypi

Humbje përqendrimi, vështirësi në kuptueshmëri dhe agresivitet. Sipas pediatrëve, celularët nuk duhet t’u jepen fëmijëve nën 10 vjeç, sepse përdorimi “po transformohet gjithnjë e më shumë në një abuzim” dhe efektet e reja të valëve elektromagnetike për shëndetin “po bëhen gjithnjë e më të dukshme”.

SAMSUNGKëto janë përfundimet në të cilat, sipas agjencisë italiane ANSA, ka arritur Shoqata Italiane e Pediatrisë Parandaluese dhe Sociale. “Sot nuk njohim të gjitha pasojat e përdorimit të celularëve, saktëson presidenti i shoqatës, por përdorimi i tepërt mund të çojë në humbjen e përqendrimit dhe kujtesës, përveçse të uljes së aftësisë për të kuptuar dhe rritje të përqendrimit e shqetësime gjatë gjumit”.

Edhe shifrat gjithashtu janë alarmante.

“Italia, thotë pediatrja Maria Gracia Sapia, eksperte e ambientit dhe fëmijëve, – vlerësohet në vendin e parë në Evropë për numrin e telefonave të përdorur nga fëmijët”. Ndërsa bëhet fjalë për transmetues të vegjël që normalisht mbahen pranë kokës gjatë përdorimit, efektet mbi shëndetin po bëhen gjithnjë e më të dukshme dhe shumë janë efekte të pakthyeshme: ndërhyrja e fushës elektromagnetike me sistemin biologjik shkakton rritje të lokalizuar të temperaturës dh ekur ky ekspozim është i gjatë ose intensiv mund të tejkalojë mekanizmin e vetërregullimit duke çuar në vdekjen e qelizave me vdekje të indeve”.

Por përkrah problemeve biologjike janë edhe ato psikologjike.

“Bashkë me varësi të tjera që shoqërojnë shoqërinë tonë dhe sidomos të rinjtë, si psh droga, alkooli dhe duhani, një vend të rëndësishëm ka kapur varësia nga telefoni, me dëme tepër të mëdha në zhvillimin psikik dhe shoqëror”, thotë pediatrja Sapia. Ndaj duhet patjetër që pediatrët, linjat e këshillimit të ndalojnë tërësisht përdorimin e telefonit për moshat nën 10 vjeç dhe të kufizojnë përdorimin e tyre në moshat e mëpasme. “Pediatrët duhet të përditësohen lidhur me këto argumente”, përfundon Sapia.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha