Pellumb Pipero: Mos hidhni baltë mbi bluzat e bardha

Pellumb Pipero ish drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tashmë mjek pranë spitalit Infektiv në QSUT, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të ministrisë për të testuar mjekët. Më poshtë fjala e tij e plotë.

 mjekeeNdoshta vonë, por më mirë vonë se kurrë. Desha të ndaj me ju kolegët e mi mjekë dhe infermierë, mendimin tim rreth inisiativës së Ministrise se Shendetesise për testimin e personelit shëndetësor. Më mirëkuptoni, nuk jam dhe nuk jemi kundër përditësimit të dijeve të personelit shëndetësor, madje dhe të monitorohet e vlërësohet procesi përmes institucioneve respektive, Urdhërit të Profesionistëve dhe Qëndrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, si dy institucione legjitime. Parë në këtë këndvështrim testimi është i pa ligjshëm. Në asnjë nga hallkat e përgatitjes të tyre, fakultet dhe diplomim, provim shteti dhe licensim e rilicensim, MSH nuk eshte aktor, ligji nuk ja njeh këtë të drejtë, ndaj ajo nuk mund të jetë dhe faktor i testimit dhe vlerësimit të dijeve të tyre. Së dyti testimi është denigrues, e c’bën figurën e mjekut dhe të infermierit, mbi të cilët boll është hedhur baltë këto 23 vjet. Profesioni I mjekut është I shenjtë. Së treti vallë ky është problemi kryesor i shëndetësisë tonë sot? A çalon g… nga veshët themi ne? A bëjmë do diagnozë, a zbatojmë dot protokollet e mjekimit dhe pse JO?! A është ky sistemi shëndetësor më i mirëmenaxhuar dhe pse JO?!!! Pse vallë MSH nga politikbërëse dhe monitoruese e procesit duhet të bëjë edhe politikat, edhe tenderat, edhe testimet, edhe emërimet, pra gjithcka????!!! dhe me kë e për kë. Vallë a po mendon më shumë e më mirë për shëndetin e qytetarëve?! JO kështu mendoj unë. JO tani mendoj une. JO me mjekët dhe infermierët mendoj unë. MJAFT me përbuzje, ulje e baltë mbi bluzat e bardha! MJAFT!

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë