Për herë të parë një afrikan në krye të OBSH-së

Tedros Adhanom Ghebreyesus nga Etiopia do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ai është afrikani i parë në krye të agjencisë së Kombeve të Bashkuara, pasi fitoi më shumë vota nga 186 shtete anëtare.

Z. Ghebreyesus do të zëvendësojë Margaret Chan, e cila do të lërë pas 10 vjetësh postin si drejtore e përgjithshme e OBSH-së.

52-vjeçari Ghebreyesus është i martuar dhe me 5 fëmijë. Më parë ka punuar si ministër i Shëndetësisë në Etiopi dhe kryetar i bordit të Fondacionit Global për luftën kundër SIDA-s, Turbekulozit dhe Malaries.

5 prioritetet e tij kryesore në punën e re janë:

  • Përmirësimi i mbulimit shëndetësor universal
  • Reagimi në kohë i OBSH-së ndaj emergjencave dhe përhapjes së sëmundjeve
  • Fokusi kryesor do të jenë fëmijët, adoleshentët dhe gratë
  • Ndihmesa e kombeve në lidhje me efektet e ndryshimeve klimaterike në shëndet
  • Agjencia do të jetë më transparente dhe përgjegjëse

 Burimi: BBC / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?