“Për hir të jetës”, mjeku Tritan Kalo tjetër mesazh shqiptarëve: Ju duam, por duajeni edhe ju veten. Izolohuni!

Një apel në emër të jetës, që dhe ne ta çmojmë dhe ta mbrojmë. Ky është mesazhi i fortë që jep mjeku i njohur Tritan Kalo.

Përmes një mesazhi, Kalo i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të izolohen dhe të respektojnë masat e vendosura, për të luftuar kështu COVID-19.

MESAZHI I KALOS
VETËIZOLOHUNI…VETNDËRGJEGJËSOHUNI….PËRKUJDESUNI për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si Shqiptar, në mes fotove të mëposhtme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre MANTELBARDHËVE në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë JU bashkëkombësit e mi, vetëm atë të parën….JANË vetëm pak shumë pak javë që DUHEN jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të JETËS, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes…..Ju duam, POR duajeni edhe ju veten….Ju respektojmë, POR respektoheni edhe ju vetveten….Do përkujdesmi për ju në çdo çast, POR edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…..Çdokush duhet t’a ketë të qartë se, KAPACITETET e një Sistemi Shëndetsor në mbarë Botën ka limitet e veta….NA NDIHMONI QË TË MOS I KAPËRCEJMË ATO!!!!…Together we will win that war!!!

Postime të ngjashme

A ndihmon uthulla e mollës në dobësim? Ja çfarë thonë studimet
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur