Për janar-prill depistimet për kancerin te gratë u rritën deri 59 herë

Në muajt e parë të këtij viti ka pasur një shtim të lartë të numrit të kontrolleve për kancerin në qafën e mitrës dhe të gjirit. Për periudhën janar-prill 2024 sipas të dhënave të raportit të Monitorimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë realizuar 15,010 depistime për kancerin e qafës së mitrës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm testimet janë rritur rreth 59 herë.

Në raportin e theksohet se sasia e depistimeve e realizuar prej 15,010 gra është edhe më e lartë kundrejt 11,000 të parashikuara për periudhën. Me një kosto prej 322 lekë/rast. Gjatë kësaj periudhe ka pasur shtim edhe të kontrolleve për kancerin e gjirit. Numri i grave të depistuara për kancerin e gjirit për janar-prill 2024 arriti në 3,000, me një kosto prej 735 lekë/rast. Në raport me të njëjtën periudhë të 2023-s numri i kontrolleve është shtuar 1,5 herë.

Kontrollet për qafën e mitrës dhe gjirit te gratë kanë si qëllim identifikimin e sëmundjeve tumoriale para shfaqjes së simptomave klinike. Kryerja e pap testeve (për depistimin e kancerit të qafës së mitrës) mundësohet si pranë qendrave shëndetësore edhe materniteteve shtetërorë.

Mjekët e familjes pohojnë se arsye shtimit të kontrolleve ka ardhur për shkak të rritjes së fluksit të grave që kërkojnë të kryejnë testimet pap test pranë qendrave shëndetësore, testime rutinë që u neglizhuan në pandemi.

Elisabeta Musta mjeke e familjes pranë Qendrës Shëndetësore të Kamzës, shpjegon se rritja e depistimeve pranë qendrave shëndetësore është rritur me përfundimin e pandemisë së Covid-19.

“2 -3 vitet e fundit grave iu mundësohet kryerja e pap testi edhe në shtëpi. Në qendrën shëndetësore pranë mjekut të familjes mund të merret tamponi, dhe marrja e mostrave në shtëpi mund të kryhet nga vetë gratë. Me pas analizimi i rezultateve bëhet nga ISHP, pasi sillet te ne mostra e marrë.

Për shkak të Covid-19 testimet rutine ishin neglizhuar nga gratë. Me përfundimin e pandemisë ka një rritje të testimeve rutinë pap test, përfshirë edhe vaksinim kundër kancerit të qafës së mitrës”, thotë ajo.

Mjekët nënvizojnë se rritja e testimeve ndikon pozitivisht në uljen e rasteve të diagnostikuara me sëmundje tumoriale, pasi testi ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjes, por edhe ta zbuluar atë në fazë të hershme kur është më i shërueshëm.

Teksa pacientë të trajtuar me radioterapi për janar-prill 2024 janë 10,133 pacientë, me një kosto prej 100 lekë/pacientë sipas të dhënave të Raportit të Monitorimit. Numri i tyre është rritur 22% kundrejt janar-prill 2023./ Monitor

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet