Për kë bien këto sirena?! Prit i sëmurë, prit…

Për minuta të tëra policia e shtetit bllokon në trafik ambulancën me sirena ndezur për të kaluar në bulevard eskorta e kryetarit të Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch.

Ngjarja ka ndodhur në mes të Tiranës, në një nga kryqëzimet me Unazën, përpara vendit të njohur si “Piramida”, ku siç shihet nga videoja e publikuar nga aktori Indrit Çobani, patrulla e policisë së shtetit, i detyruar të zbatojë urdhrat e shtetit, le të presë ambulancën e nisur me urgjencë, pavarësisht se dëgjohen shumë mirë sirenat.

“Për kë bien këto sirena?! Prit i sëmurë prit…. Për minuta të tëra sot policia e shtetit bllokoi në trafik një urgjencë mjekësore duke i dhënë përparësi burokratëve me kollare….. #policiaqeduam” – shkruan Çobani.

Ngjarja nuk ka nevojë për shumë koment, pasi pamjet janë vërtet të rënda dhe tregojnë se vetëm në Shqipëri mund të ndodhë diçka e tillë.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni