Për këmbë të buta dhe pa kallo, ja çfarë të përdorni!

Ilma Lamçe

Tani në verë të gjithë kemi nevojë që këmbët të duken sa më të bukura dhe të lëmuara. Prandaj blejmë kremra dhe produkte të tjera nga më të ndryshmet, pa e menduar se produktet natyrale janë më efikase dhe më ekonomike.

Nga plazhi dhe dielli këmbët fillojnë të duken më të ashpra dhe fillon të bjerë dhe lëkura, prandaj një scrub me sheqer dhe vaj ulliri është ideali për këmbë perfekte.  Ekzistojnë edhe scrube të gatshme që mund t’i blini, por një scrub i bërë në shtëpi me produkte natyrale është shumë herë më efikas.

Për përgatitjen e këtij scrubi nevojiten 3 lugë kafe, 1 lugë sheqer dhe 3 lugë vaj ulliri. Jemi të sigurt se të gjithë i keni në shtëpitë tuaja këto produkte. Fillimisht hidhni në një tas kafen, sheqerin dhe vajin, dhe më pas përziejini mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Ky scrub këshillohet të përdoret gjatë larjes në dush, ku fillimisht aplikojeni për 10 minuta tek pjesa e këmbëve(tek thembrat dhe gjunjët) duke vazhduar më pas në gjithë pjesën e këmbëve. Mund ta përdorni 2 herë në javë.

Do të shikoni se rezultati do të jetë vërtet i mrekullueshëm: këmbë të buta, të hidratuara dhe të bukura./ Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi