Për një hundë në harmoni me fytyrën

Dr. Julian Dervishi, Spitali Europian

Rinoplastika është procedura e 5-të më e përhapur në kirurgjinë plastike në SHBA. Vetëm në vitin 2014 janë kryer 217 000 raste.

Gjatë kësaj procedure, kirurgu ndërhyn në kërcin dhe kockën e hundës për t’i dhënë asaj pamjen e dëshiruar. Për të gjithë ata të cilët nuk janë të lumtur me përmasat dhe formën e hundës së tyre, rinoplastika ofron zgjidhje kozmetike të sigurt dhe efektive. hundaNëse procedura kryhet nga një kirurg i zoti dhe me përvojë, ajo përmirëson pamjen e fytyrës suaj duke ju ndihmuar të ndërtoni një karakter të fortë, plot vetëbesim.

Rinoplastika përdoret për të korrigjuar defektet strukturale, përfshirë dhe ato që shkaktojnë probleme në frymëmarrje. Kriteret për t’u marrë në konsideratë përpara se të vendosni për rinoplastikë, janë të shumta, si p.sh., risqet e mundshme, përfitimet, kostot etj. Pjesa më e madhe e atyre që synojnë rinoplastikën, janë të pakënaqur me pamjen e hundës së tyre dhe me disharmoninë që ajo krijon me pjesën tjetër të fytyrës. Më pak janë ata që i futen kësaj procedure për shkak të çrregullimeve strukturale.

Kandidatët optimalë për rinoplastikë janë ata të cilët kanë në rregull parametrat bazik shëndetsorë, kuptojnë risqet që shoqërojnë procedurën, si dhe kanë pritshmëri reale mbi rezultatet.

Kandidatët idealë për rinoplastikë kanë hundë:

  • të madhe ose të vogël në krahasim me tiparet e tjera të fytyrës;
  • me gungë;
  • të gjerë;
  • të zgjatur;
  • bulboze;
  • të shtypur;
  • të pozicionuar jo në qendër;
  • asimetrike;
  • me probleme në frymëmarrje si rezultat i abnormaliteteve në strukturën e brendshme të hundës (deviacion i septumit apo probleme të tjera)
Dr. Julian Dervishaj

Dr. Julian Dervishaj

Por, a është rinoplastika e sigurt për adoleshentët?

Rinoplastika është një prej kirurgjive kozmetike më të përhapura ndër adoleshentët. Është e rëndësishme që pacienti dhe kirurgu të marrin në konsideratë nëse rinoplastika është alternativa e duhur, si dhe zgjedhje e painfluencuar e pacientit adoleshent nga presioni familjar apo shoqëror.

Pavarësisht nga arsyet e ndërhyrjes, mjeku duhet të rekomandojë për vajzat të presin deri në moshën 15 apo 16 vjeç, dhe për djemtë pak më tepër, përpara se të shkojnë tek rinoplastika. Gjatë kësaj kohe hunda ka mbaruar procesin e rritjes.

Adoleshentët zgjedhin t’i nënshtrohen rinoplastikës gjatë kohës së pushimeve nga shkolla, pasi do t’u duhet të paktën 6-7 ditë të kthehen në gjendjen e tyre normale. Një nga përfitimet e kryerjes së rinoplastikës në moshë adoleshente, është elasticiteti dhe aftësia më e madhe e lëkurës për t’u vetëshëruar në këtë periudhë të jetës më shumë se në çdo moshë tjetër. Lëkura tek adoleshentët është më e fortë dhe elastike, ndaj dhe e ka më të lehtë për t’u përshtatur.

Mjeku ka detyrën të kuptojë dhe të punojë me pacientin që kërkesat dhe pritshmëritë e tij të jenë reale. Vetëm në këtë mënyrë një adoleshent do të ketë mundësinë jo vetëm të rregullojë pamjen e tij, por edhe të mbushet me vetëbesim.

Cilat janë disa nga përfitimet e rinoplastikës?

Vetëbesimi – Rinoplastika ndërton vetëbesimin në persona që janë të vetëdijshëm për pamjen dhe formën e hundës së tyre.

Përmirëson frymëmarrjen – Eliminon vështirësitë e frymëmarrjes me hundë.

Rregullon hundët e frakturuara – Kocka e hundës është kocka që frakturohet më shpejt ndër kockat e fytyrës.

Problemet e sinuseve – Rinoplastika mund të kombinohet me kirurgjinë e sinusit për të rregulluar problemet e frymëmarrjes apo sinuzitin kronik.

Rinoplastika e përsëritur – E njohur si rinoplastikë sekondare apo terciare, është një procedurë e cila korrigjon gabimet e mundshme nga një kirurgji e mëparshme e hundës.

Korrigjon defektet e lindura – Rinoplastika korrigjon keqformime kongenitale të hundës.

Rregullon simetrinë e fytyrës – Rinoplastika korrigjon problem që ndikojnë në simetrinë e fytyrës, si një hundë e shtrembër apo bulboze.

Bulizmi – Akademia Amerikane e Plastikave Faciale dhe Kirurgjisë Rikonstruktive beson se 76% e kirugjive plastike në adoleshencë kryhen për shkak të bulizmit.

Gërhitja – Rinoplastika redukton apo eliminon gërhitjen, apo probleme në lidhje me gjumin. 23% e çifteve flenë në dhoma të ndara për shkak të gërhitjes së partnerit. Gërhitja është shkaku i tretë i divorcit në SHBA.

Karriera – Shumë pacientë besojnë se kirurgjia estetike e hundës do të ndikojë pozitivisht në karrierën e tyre.

E vërteta është se rinoplastika nuk ka qenë kurrë më e parashikueshme, e përshtatshme dhe më efektive se në ditët e sotme, por është po aq e vërtetë se nuk mjaftojnë vetëm aftësitë e shkëlqyera profesionale nga ana e kirurgut për të pasur rezultate të kënaqshme. Indet e forta e të shëndetshme si  dhe aftësitë shëruese të mira nga ana e pacientit janë gjithashtu shumë të rëndësishme për të pasur rezultatin e kërkuar. Gjenet jo të mira të kombinuara me një strukturë të dobët kartilaginoze të hundës, me një lëkurë jo elastike dhe me një gjendje të brishtë shëndetësore të përgjithshme, mund të shkatërronin dhe punën më profesionale të bërë në drejtim të estetikës. Të gjitha rinoplastikat e suksesshme kanë të paktën një gjë të përbashkët – një pamje natyrale.

Hunda më tërheqëse është ajo në harmoni me fytyrën tuaj, një hundë që “nuk bërtet”.

Ka shumë pacientë që vijnë në Spitalin EUROPIAN – GVM Care&Research me një fotografi me vete, duke pasur kërkesa specifike në lidhje me pamjen e dëshiruar të hundës së tyre pas ndërhyrjes.

Përgjigjja është e thjeshtë – Hunda nuk është një, One–Size Bag. Veçoritë individuale të fytyrës e diktojnë në një lloj forme se deri ku mund të shkohet. Ndaj është detyra e kirurgëve që të jenë sa më konservativë të munden në mbrojtjet e strukturës kockore dhe kërcore të hundës gjatë rinoplastikave, edhe pse përballë mund të kenë këmbënguljen për të pasur hundën perfekte.

Postime të ngjashme

5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm