Për një lëkurë 20 vjet më të re, bëni aktivitet fizik

aktivitet fizikThuhet se aktiviteti fizik e mban trupin më të ri. Por tashmë është zbuluar se lëvizja mund ta kthejë pas makinën e kohës duke e rinuar lëkurën me 20 vjet dhe të mirat vlerësohen edhe nëse nis të merresh me sport pas moshës 40 apo pas moshës 65 vjeç. Përgjegjës për këtë efekt tërheqës (lifting) janë substancat e prodhuara nga muskujt gjatë aktivitetit fizik. Një gjë e tillë bëhet e ditur nga studiuesit e Universitetit të MekMasterit, Ontario, që kanë kryer eksperimente mbi minjtë dhe biopsitë e lëkurës njerëzore. Rezultatet e kërkimeve sapo janë prezantuar në kongresin vjetor të Shoqatës Amerikane Mjekësore të Mjekësisë së Sporteve, e mbajtur në Nju Orlins, raporton agjencia ANSA.

“Kemi para efektet e lëvizjes tek minjtë e më pas tek biopsitë e lëkurës të 29 vullnetarëve, gra dhe burra të moshës 20-84 vjeç të ndarë në dy grupe”, u shpreh në kongres Mark Tarnopolski i Universitetit të MekMasterit. “Grupi i parë nisi të bëjë ushtrime të moderuara 3 orë në javë, ndërsa i dyti jo. I përsëritëm provat edhe në një grup mbi 65 fvjeç që vraponin ose ngisnin biçikletën dy herë në javë për 30 minuta. Pas tre muajsh stërvitjeje, biopsitë e sportistëve tregonin për një lëkurë më të shëndetshme, më të mbrojtur dhe më të re, madje edhe 20 vjet më të re sesa ata që nuk lëviznin”.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim