Një trajtim për lëkurën tonë në mënyrë të vazhdueshme dhe të bërë nga produktet bio, në kushtet e shtëpisë, do të ishte idealja. Një kujdes më i madh duhet kushtuar edhe për rrudhat në fytyrë.
Mbrojtja më e mirë kundër rrudhave është hidratimi i lekurës, i cili bën që lekura të jetë e shëndoshë dhe e butë. Mjafton të zbatoni këtë recetë mjaft të thjeshtë dhe shumë shpejt do kuptoni se çfarë efektesh pozitive ka kjo maskë.
Për këtë nevojiten dy lugë kos, një lugë çaji verë të kuqe, 1/2 lugë çaji mjaltë. Në një tas përzieni kosin, mjaltin dhe verën e kuqe. Aplikoni maskën në fytyrë, por jo në pjesën e syve.
Më pas lereni 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të ngrohtë. Efekti i verës i bashkuar me kos, do të krijojë nje ndjesi tërheqjeje. Nga ana tjetër, mjalti shërben si hidratues dhe ushqyes.



