Ja hapat që duhet të ndiqni për të pasur lëkurë të tonifikuar dhe të tërhequr

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

Nëse keni humbur peshë për një periudhë të shkurtër kohore, mund të ndodhë të përballeni me lëkurë jo fort të tërhequr.
terheqje lekureShumica e njerëzve i nënshtrohen operacioneve të dhimbshme korrigjuese për të rregulluar ose minimizuar këtë problem të lëkurës. Ne ju sugjerojmë disa hapa që mund të ndiqni për të pasur lëkurë të tërhequr dhe të tonifikuar, pa qënë nevoja të bini pre e operaconeve të kushtueshme dhe të dhimbshme.

Hani ushqime të shëndetshme: është thelbësore për shëndetin tuaj të përgjithshëm, të përfshini fruta dhe perime të pasura në karotenoide në dietën e përditshme ushqimore. Karotenoidet janë komponimet që i japin frutave dhe perimeve  ngjyrën e tyre. Shmangni dietën e pasur me sheqer dhe sigurohuni  të pini 8 deri 10 gota ujë në ditë.

Bëni ushtrime fytyre: aktivitetet që përfshijnë ushtrimet me muskujt e fytyrës do t’ju ndihmojnë në parandalimin e plaksjes pa kirurgji.

Përdorni kastravec për lëkurën: mënyra më e mirë për të pasur lëkurë të tërhequr është përdorimi i kastravecit. Shtrudhni një kastravec dhe me lëngun e përfituar prej tij lyeni fytyrën.  Më pas lani fytyrën me ujë si zakonisht.

Pini mjaftueshëm ujë: pirja sasisë së duhur të ujit luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës tuaj. Pini 8 deri 10 gota ujë në ditë për të qëndruar të hidratuar. Uji ruan elasticitetin e lëkurës dhe për më tepër ndihmon në procesin e eliminimit të toksinave nga trupi./Burimi: http://healthyviperson.com/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer