Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Shkencëtarët kanë zbuluar dy sekrete të reja për përmirësimin e memories: Njëri është të bëni sa më shumë stërvitje, ndërsa tjetri është të merrni një sy gjumë.
Sipas një studimi të publikuar muajin e kaluar tek revista Current Biology, aktiviteti fizik katër orë pasi keni studiuar ju ndihmon që ta memorizoni më shpejtë informacionin. (lexo këtu)
Ndërsa një studim i ri sugjeron se marrja një sy gjumë menjëherë pasi keni studiuar ndihmon gjithashtu që ta memorizoni më mirë informacionin.
“Gjumi ndihmon në transformimin e kujtesës afatshkurtër në afatgjate, duke i bërë më të forta lidhjet midis tyre dhe kujtimeve të vjetra, dhe mundëson përfshirjen e eksperiencave të reja tek njohuritë e përgjithshme dhe kuptimi për botën”, shpjegon Sara Mednick, profesoreshë e psikologjisë tek Universiteti i Kalifornisë, Riverside.
Mednick udhëhoqi studimin e publikuar këtë muaj tek “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ku përshkruhet roli që luan sistemi nervor autonomik i trupit, gjatë gjumit, tek konsolidimi i kujtesës.
Gjatë studimit, 81 meshkujve dhe femrave iu kërkuan të zgjidhnin disa probleme me fjalë, herët në mëngjes. Pasi përfunduan detyrën, 60 vullnetarë morën një sy gjumë për 90 minuta, ndërsa të tjerët panë një video. Hulumtuesit shkencorë monitoruan aktivitetin e rrahjeve të zemrës tek grupi i parë i vullnetarëve (që morën një sy gjumë pas studimit).
Në fund të ditës, të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua edhe njëherë që të zgjidhnin problemet me fjalët për herë të dytë. Disa nga këto probleme ishin të njëjta me të parat, ndërsa disa të tjerë ishin të reja.
Në fund hulumtuesit shkencorë panë që grupi që mori një sy gjumë i kishte zgjedhur problemet më mirë se grupi tjetër, që panë video.
Burimi: CNN / https://shendeti.com.al/


