Shkencëtarët zbulojnë sekretin e memorizimit të shpejtë të informacionit

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka

Kjo është rutina më e re të mësuarit: Lërini librat për një moment dhe bëni aktivitet fizik. Një studim i ri sugjeron që aktiviteti fizik mund të ndihmojë njerëzit të memorizojnë më mirë informacionin nëse ndodh në kohën e duhur. Me fjalë të tjera, pak orë pasi keni studiuar, duhet të bëni ushtrime fizike në mënyrë që ta memorizoni më mirë atë që keni mësuar.memorie

Në këtë përfundim kanë arritur një grup hulumtuesish shkencorë nga Universiteti Edinburgh i Skocisë dhe Universiteti Radboud i Holandës. Ata i ndanë 72 njerëz në grupe të ndryshme, ku ua dhanë të gjithëve nga një pjesë për të memorizuar. Pas studimit, pjesëmarrësve të njërit grup iu kërkuan që të ngisnin biçikletën për gjysmë ore. Grupit tjetër iu kërkua që të priste katër orë dhe më pas të kryenin ushtrime fizike, ndërsa grupi i tretë nuk duhej të bënin asnjë aktivitet fizik.

Dy ditë më vonë, pjesëmarrësit u rikthyen në laborator për të bërë një test të memories. Personat që pritën katër orë dhe më pas kryen ushtrime fizike dolën 10 për qind më mirë në test se grupet e tjera.

Ndoshta diferenca mes tyre nuk është shumë e madhe, megjithatë ky studim tregon se kryerja e aktivitetit fizik në kohën e duhur mund të përmirësojë memorien, thonë shkencëtarët. Edhe pse studimi testoi efektet e ushtrimit pas një ndërprerje nga studimi prej katër orësh, ka mundësi që ndërprerja prej dy ose 6 orësh mund të ketë efekt më të mirë (ose më të keq) në memorie.

Studimet e fundit kanë treguar se aktiviteti fizik shkakton çlirim më të madh të neurotransmetuesve, si dopaminë ose noradrenalinë, që janë shumë të rëndësishme për konsolidimin e memories. Hulumtuesit shkencorë mendojnë se kjo mund të jetë arsyeja përse aktiviteti fizik i ndihmoi pjesëmarrësit në studim që ta memorizonin më mire informacionin.

Burimi: Huffington Post / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

5 mënyra të lehta për të përshpejtuar metabolizmin tuaj
Kastraveci, përfitimet shëndetësore të kësaj perimeje verore
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen