Për tiroiden mjafton shumë pak kripë, por duhet të jetë e jodizuar

Janë të shumtë njerëzit që vuajnë nga problemet e tiroides. Dhe në fakt është një numër në rritje.

Problemet e tiroides janë komplekse dhe shfaqen me shenja të ndryshme. Një funksionim i dobët i Gargare me kripe per bajametgjendrës së tiroides shkakton lodhje, thonj të brishtë, rënie flokësh, rritje të peshës trupore në përpjesëtim të zhdrejtë me “aq pak sa ha”. Në të kundërt, kur tiroidja është shumë aktive, shkakton strumë, djersitje, rrahje të shpejta të zemrës, lodhje dhe dridhje muskulare. Në rast të tillë bëhet fjalë për hipertiroidizëm, që tek të moshuarit mund të shkaktojë probleme kardiologjike.

Çdo sëmundje e tiroides e ka kurën e saj. Parandalimi bazohet në stilin e duhur të jetës.

“Tiroidja është vetëm 7 cm dhe peshon më pak se 20 gramë e megjithatë cilësohet si bërthama e mirëqenies”, shprehet doktoreshë Silvia Miliaço, nutricioniste dhe endokrinologe e Universitetit të Romës. “E mban këtë emër, sepse me hormonet e saj drejton dhe ndikon të gjithë organet dhe indet e trupit, përfshirë zemrën dhe trurin. Në momentin në të cilin paraqitet një ndryshim i funksionimit të saj, ulje apo ngritje, metabolizmi bazë ndikohet në mënyrë domethënëse duke ndikuar gjithë organizmin. Fjala kyçe është parandalimi. Si realizohet kjo? Përmes asaj që sot quhet jodizim. Me fjalë të tjera, mjafton pak kripë e jodizuar: jo më shumë se 5 gramë në ditë. Peshku, krustacet, frutat e detit janë shumë të pasura me të”. / ANSA

Përshtati në shqip: A.Gjypi

Postime të ngjashme

Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Ambasada e SHBA-së në Tiranë: Një vend që nuk prodhon dot ilaçe, nuk mund të mbrojë popullin e tij
Reagon TFL: Transparenca, konkurrenca dhe llogaridhënia nuk mund të zëvendësohen
Spitalet rajonale nën kapacitet, 40% e shtrimeve përqendrohen në Tiranë
Rasti i pacientit në Durrës: Një alarm për aksesin e barabartë në shërbimet shëndetësore dhe dinjitetin e pacientit