Për t’u dobësuar, më mirë dietë apo forcë vullneti?

Arlinda Gjypi

Për t’u dobësuar, në vend të dietave mund të provoni forcën e vullnetiti. Nëse stërvitet mirë, vetëkontrolli garanton një fizik të mirë dhe një stil jete të shëndetshëm. Por për t’ia arritur, nuk është ideja të përsërisni “nuk e dua” përpara një cope torte. Në fakt janë dy foljet që duhet të përdorni shumë: “do ta bëj” apo të planifikoni të ardhmen dhe “dua”, domethënë të doni ta realizoni atë që keni planifikuar.

ha ushqim“Të stërvisni forcën e vullnetit (apo vetëkontrollin) nuk do të thotë të provoni rezistencën tuaj para një ëmbëlsire (apo gjithçkaje tjetër që ju tundon) duke thënë “s’e dua”, sepse nuk është diçka që ia vlen. Janë të pakta tundimet të cilave mund t’i rezistoni. Është më mirë që të përqendroheni në synimet tuaja, pra “do ta bëj” dhe “dua”, shpjegon psikologu i Universitetit të Sanfordit, Kelli MekGonigal. Në fakt, sfida e parë është t’i thuash “po” diçkaje që kërkon mundim edhe kur dëshiron të mos e bësh. Çka nënkupton një planifikim të mëparshëm edhe në mbushjen e shtëpisë me ushqime të shëndetshme, si drithëra, si dhe frigoriferin me fruta e perime. Kjo do të thotë që s’duhet ta planifikoni në zyrë se çfarë do të hani, por është mirë që drekën ta merrni me vete nga shtëpia. Bërja e pazareve të dielën për gjithë javën nënkupton gjithashtu planifikim.

Ndërkohë folja “dua” nuk është një mendim i dedikuar dietës, por më shumë të vendosësh të bësh një “xhiro” rrotull pallatit, të bësh 20 minuta gjimnastikë edhe në shtëpi ose të luash me fëmijët pa e ekzagjeruar, duke e rritur aktivitetin sportiv pak nga pak”.

Në listën e dëshirave eksperti përfshin edhe meditimin dhe ushtrimet e frymëmarrjes. E rëndësishme është ta mbushësh kohën ndryshe nga e zakonshme. “Forca e vullnetit, – thotë psikologu MekGonigal, – është ngjitëse dhe funksionon nëse ke familjarë apo miq që ndajnë objektivat e tyre. Vullneti ndihmon në ndryshimin e stilit të jetës dhe ju bën të dobësoheni pa menduar fare për të mbajtur dietë”.

Postime të ngjashme

“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë