Për Zhvillim të Qëndrueshëm: Rrjeti i kinemave në Shqipëri i bashkohet fushatës së OKB-së

cineplexx

Agjencitë e Kombeve te Bashkuara në Shqipëri kanë vendosur një partneritet me kinematë Millennium dhe Cineplexx për t’i bërë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të njohura në Shqipëri.

Ato do të shfaqin një spot para çdo filmi, ku tregohet për fushatën më të fundit të OKB-së për të promovuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Spoti do të shfaqet për 10 ditë.

Më 25 shtator në OKB, 193 liderë botërorë miratuan Objektivat Globale, ose Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, një seri prej 17 synimesh ambicioze për t’i dhënë fund varfërisë, për të luftuar pabarazinë e padrejtësinë, dhe për të trajtuar ndryshimin e klimës për të gjithë deri në vitin 2030.

Këto 17 objektiva janë:

  1. Pa varfëri
  2. Zero uri
  3. Shëndet i mirë dhe mirëqenie
  4. Arsim cilësor
  5. Barazi gjinore
  6. Ujë i pastër dhe kanalizime
  7. Energji e përballueshme dhe e pastër
  8. Punë dinjitoze dhe rritje ekonomike
  9. Industri, inovacion dhe infrastrukturë
  10. Zvogëlim i pabarazive
  11. Qytete dhe komunitete të qëndrueshme
  12. Konsum dhe prodhim i përgjegjshëm
  13. Veprim për klimën
  14. Jeta nën ujë
  15. Jeta në stere
  16. Paqe dhe drejtësi, institucione të forta
  17. Partneritet për objektivat

 

 

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim