Përbërësi i fshehur në raftin tuaj të erëzave mund të ndryshojë sëmundjen e Alzheimerit

Një përbërës që ndodhet tek rozmarina dhe sherbela është shndërruar në një trajtim të ri që mund të ndryshojë sëmundjen e Alzheimerit. Acidi karnozik është një antioksidant që ka veti anti-inflamatore dhe gjendet në të dyja barishtet.

Një ekip studiuesish në Kaliforni zbuloi një mënyrë për të shfrytëzuar acidin dhe për ta përdorur atë për të ulur inflamacionin, i cili është një prej shkaktarëve kryesorë të Alzheimerit.

Sherebelë

Ilaçi që ekipi krijoi duke përdorur acidin karnozik, jo vetëm që shuan inflamacionin, por gjithashtu rivendos numrin e shëndetshëm të lidhjeve të qelizave nervoren në tru, të cilat ndihmojnë në nxitjen e të mësuarit dhe kujtesës.

Studimi i ri, i botuar në  Antioxidants, zbuloi se diAcCA aktivizohet vetëm nga inflamacioni që po përpiqet të luftojë. Kjo do të thotë se trajtimi me bazë acidi karnozik do të jetë aktiv vetëm në zonat e trurit që vuajnë nga inflamacioni, duke kufizuar çdo efekt anësor të mundshëm që medikamentet kanë shpesh kur hasin në inde të shëndetshme,  si ilaçet e kancerit.

Rozmarinë

Shkencëtarët thanë se acidi karnozik tashmë konsiderohet si i sigurt nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA. Ata shpresojnë që ky trajtim i ri të përcillet me shpejtësi në klinika dhe më pas të hyjë në kurat ndaj sëmundjes së kujtesës.

Sëmundja e Alzheimerit është forma më e zakonshme e demencës, një gjendje e njohur përgjithësisht për ndikimin e saj në mendjen dhe kujtimet e të rriturve të moshuar.

Alzheimer është gjithashtu shkaku i gjashtë kryesor i vdekjeve në SHBA dhe më shumë se 6.9 milionë amerikanë jetonin me këtë sëmundje në vitin 2024.

Jo vetëm që studiuesit besojnë se ky trajtim i ri potencialisht do të shpëtojë jetë, por diAcCA ka të ngjarë ta bëjë atë pa shkaktuar efekte anësore të mëdha./Dailymail

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Frutat që ulin tensionin e lartë të gjakut në mënyrë natyrale, sipas ekspertëve