Përcillet për në banesën e fundit drejtori i INSTAT-it

U përcoll sot për në banesën e fundit, Gjergj Filipi, drejtori i Institutit të Statistikave. Ai u nda nga jeta në moshën 38-vjeçare, si instat gjergj filipipasojë e një sëmundjeje nga e cila vuante prej kohësh. Filipi kurohej jashtë vendit deri në momentin që ndërroi jetë. Ai u vendos në krye të INSTAT-it pas shkarkimit të drejtoreshës Ines Nurja përmes një shkrese të firmosur nga kreu i qeverisë.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, teksa shprehu ngushëllimet, vlerësoi punën dhe jetën e “Doktorit të Shkencave” Gjergj Filipi duke theksuar: “Më lejoni që në këtë ditë tepër të trishtueshme, në këtë humbje të madhe jo vetëm për ju, por edhe për Institucionin e rëndësishëm që drejtonte, për kolegët dhe miqtë e panumërt, t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht në këtë çast dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të dashur, të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm!

Puna e tij e palodhur, kontributi i rëndësishëm në fushën akademike, arritjet e tij shkencore, të cilat kapërcyen kufijtë e Shqipërisë, konsulenca e vyer në një sërë projektesh ndërkombëtare do të mbeten të pashlyeshme në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin Gjergjin, edhe nga ana e tij humane, si dhe të provojnë profesionalizmin dhe përkushtimin e tij të devotshëm, sidomos në çështjet e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian”./ Shëndet+

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak