Përdoret vetëm një test gjaku, ja teknika që zbulon kancerin 4 vjet para shfaqjes së tij

Gazetare: Klevisa GJIKA

Teknika PanSeer është metoda më revolucionare në identifikimin e qelizave kanceroze në organizmin tonë. Kjo shpikje konsiston në testimin e gjakut ndryshe nga teknikat klasike. Ndryshimi lidhet me zbulimin e pesë formave të zakonshme të kancerit 4 vjet më parë, pra para shfaqjes së sëmundjes.

Hulumtimi bëhet i ditur nga “Nature Communications”dhe e veçanta e kësaj arritjeje është se tumoret e hershme të stomakut, ezofagut, kolorektalit, mushkërive dhe mëlçisë te njerëzit pa simptoma konstatohen në 91% të rasteve.

Sipas ekspertëve, ajo që zbulon testi janë shenjat jashtëzakonisht të hershme të një ndryshimi që ndodh në mënyrën e kopjimit të ADN-së.

Teknika u testua në 605 individë asimptomatikë, 191 prej të cilëve u diagnostikuan më vonë me kancer. Në këto teste u shtuan ato të kryera në mbi 223 persona me kancer dhe 200 inde tumori. Rezultati ka qenë inkurajues sepse ka treguar se mund të bëjë një diagnozë për pesë forma të zakonshme të kancerit të hershëm.

Kjo tenikë inovatike në fushën mjekësore mund të jetë pjesë në rutinën e vazhdueshme të analizave në të ardhmen. / Nature Communications

Postime të ngjashme

Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?