Përshtati në shqip: Blertina Koka
Me siguri keni sodë buke në kuzhinë dhe e përdorni në gatime të ndryshme. Rezulton që ky produkt shumë i lirë mund të përdoret edhe si një alternativë e trajtimeve të shtrenjta për lëkurën, flokët, dhëmbët etj.
Për flokë të shndritshëm dhe me më shumë volum
Hidhni pak sodë buke tek shampoja dhe i lani flokët si zakonisht. Ata do të duken më të shndritshëm dhe më me shumë volum se kurrë.
Skrub për fytyrën
Përgatiteni vetë në shtëpi një pastrues për fytyrën duke përdorur sodë buke. Bëni një pastë me sodë buke dhe ujë, në raportin 3/1. Aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar atë me kujdes, dhe më pak e lani me ujë të vakët.
Deodorant
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, mund të përdorni sodë buke në vend të deodorantëve të blerë në dyqan. Soda e bukës neutralizon acidet dhe largon aromat e këqija.
Zbut lëkurën pas rruajtjes
Pas rruajtjes lëkura fillon të acarohet. Mund ta zbutni lëkurën tuaj të ndjeshme me një solucion të përgatitur me 1 lugë gjelle sodë buke të tretur në një 1 kupë ujë. Aplikojeni atë në lëkurë, lëreni për rreth 5 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.
Zbardh dhëmbët
Për dhëmbë më të bardhë, mund të përdorni sodë buke. Mjafton të hidhni pak tek furça e dhëmbëve dhe t’i fërkoni ato për 1 minutë.
Shënim: nuk duhet ta përdorni sodën e bukës në vend të pastës së dhëmbës. Kjo e fundit përmban fluroide, që janë të rëndësishme për parandalimin e prishjes së dhëmbëve.
Burimi: Health / https://shendeti.com.al/


