Përdorime të dobishme të llumit të kafes

Kafja njihet për vetitë e saj energjike dhe per uljen e rrezikut të depresionit. Por ajo që duhet të dini, është se llumi i kafes është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë kafja. Ja disa përdorime efektive të llumit të kafes:

llum kafjeMaskë fytyre: ka disa vite që kompanitë më të mëdha kozmetike e përdorin kafen si një nga përbërësit kryesor në produktet e tyre. Kafja mund të përdoret edhe në maska të ndryshme për të gjitha llojet e lëkurës për të mënjanuar puçrrat, aknet dhe për t’i dhënë elasticitet lëkurës.

Maskë flokësh: masazhoni lëkurën e kokës me llumin e kafes dhe flokët do t’ju rriten më shpejt. Llumi i kafes mund të përdoret edhe në vend të balsamit të flokëve për të shkatërruar flokët e çrregullt.

Redukton celulitin: përzieni llumin e kafes me vaj kokosi dhe kripë dhe masazhojeni zonën ku keni celulit me lëvizje në mënyrë rrethore. Bëjeni këtë gjë 2 herë në javë dhe do të keni rezultate të dukshme.

Neutralizon erëat e pakëndshme të enëve: në rastet kur keni lënë një ushqim për një kohë të gjatë në frigorifer dhe ushqimi është prishur, mban një erë të pakëndshme. Llumi i kafes ju vjen në ndihmë në këto raste për të neutralizuar erën e keqe të enëve.

Mbron bimët: llumi i kafes mund të përdoret në formë plehu dhe mban larg bakteret e ndryshme që dëmtojnë bimët. Llumi i kafes ndryshon ngjyrat e luleve në varësi të nivelit të pH të tokës.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak