Përdorimi i celularit dhe kompjuterit njëkohësisht dëmton trurin

Studiuesit shpjegojnë se përdorimi i disa pajisjeve elektronike në të njëjtën kohë i bën keq trurit (përfshirë këtu mjetet elektronike të ndryshme, si: kompjuteri, televizori, celulari etj). Shembulli konkret që mund të përdorim për të ilustruar këtë është kontrolli që i bëni Facebook-ut në celularin tuaj duke shikuar televizor. Kjo gjë çon në një çorientim të trurit dhe ju nuk do të mbani mend thuajse asgjë çfarë po shikoni në televizor apo çfarë po shikoni në “facebook”.

laptop celularKjo për faktin se qëndrimi midis ekraneve e çorienton trurin, ndërsa çliron një hormon që ndikon në procesin e të menduarit njësoj si të jeni të droguar. Përdorimi i shumë pajisjeve njëkohësisht (multitasking) ul intelegjincën e njerëzve.

Kur një individ përqendrohet në një çështje, ai e merr informacionin siç duhet dhe ky informacion depozitohet në hipokampus, libraria e trurit ku organizohen dhe kategorizohen të dhënat tona dhe më pas është më i lehtë përdorimi i tyre.

Por kur ju përdorni shumë pajisje njëherësh, informacioni dërgohet në një pjesë tjetër të trurit: në pjesën që përfshin lëvizjen dhe motivimin, kështu që çdo informacion është më i vështirë për t’u përdorur.

Shkencëtarët që kryen studimin, thanë se sa herë që njerëzit gjenden mes pajisjeve ata çlirojnë një kimikat që prodhon hormonin dopaminë. Nivelet e larta të dopaminës lidhen me abuzimin e drogave dhe shkencëtarët thonë se qëndrimi mes pajisjeve apo përdorimi i disave prej tyre njëkohësisht mund të jetë më keq se “të bëhesh dru me kanabis”.

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal