Përdorimi i kompjuterit, laptopit, celularit, ç’duhet të përmirësoni?

Sipas  një studimi të kryer nga shkolla e Harvardit, mbajtja e një tableti shumë të ulët në prehër, mund të shkaktojë deformim të muskujve të qafës dhe shtyllës kurizore.

Lind pyetja, çfarë mund të bëjmë për të parandaluar dëmtimin?

Hapi i parë është të bëni një pushim herë pas here nga përdorimi i telefonit, kompjuterit, laptopit apo tabletit.  Gjithashtu, ushtrimet e ndryshme fizike mund t’ju ndihmojnë.

sy kompjuterNëse përdorni kompjuter ndiqni këto këshilla:

  • Zgjidhni të qëndroni në një karrige me bazament të mirë mbështetës ose vendosni një jastëk mbrapa kurrizit.
  • Qëndroni drejt, pa u kërrusur para.
  • Mbani shpatullat të relaksuara dhe bërrylat afër me trupin.
  • Mbani duart, kyçet e duarve, parakrahët dhe kofshët paralel me dyshemenë.

Nëse përdorni telefon:

  • Përpiquni të shmangni mbajtjen e tij mes kokës dhe shpatullave.
  • Investoni në një pajisje që ju lejon t’i keni duart e lira.

Nëse përdorni tablet:

  • Blini një mbështetëse që ju lejon të keni një kënd të mirë shikimi.
  • Qëndroni në pozicion ku syri të shikojë paralel me ekranin.
  • Bëni pushim çdo 15 minuta
  • Merrni frymë thellë në mënyrë që trupi të marrë sasinë e oksigjenit që i nevojitet.

Qëndrimi korrekt, larg nga ekranit ju ndihmon në reduktimin e dëmit që mund të shkaktojë qëndrimi për një kohë të gjatë përpara kompjuterit apo tabletit.

Postime të ngjashme

Pajisjet mjekësore të bazuara në substanca - Një kategori e re produktesh terapeutike
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Inxhinierët mjekësorë zhvillojnë stimuluesin kardiak aq të vogël sa mund të injektohet përmes një shiringe
Njerëzit kanë një set të tretë dhëmbësh dhe mjekësia e re mund t'i ndihmojë të dalin
Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale, që sfidon kufijtë e njerëzores
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?