Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati
Të rinjtë që përdorin marijuanë duket se përballen me një risk më të lartë për goditje cerbrale krahasuar me ata që nuk e përdorin këtë drogë, sipas një raporti të publikuar në revistën shëndetësore “Stroke”.
Studiuesit mblodhën të dhëna nga një pyetësor i Qendrës së Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, që përfshinte pothuajse 44,000 pjesmarrës të moshave nga 18 në 44 vjeç. Rreth 14% raportiuan se kishin përdorur marijuanë brenda muajit të kaluar.
Të rinjtë që kishin përdorur marijuanë kohët e fundit para se të bëhej studimi kishin 1.8 herë më shumë gjasa të përjetonin një goditje cerebrale krahasuar me ata që nuk përdornin marijuanë.
Rreziku i shte 2.5 herë më i lartë në përdoruesit e rregullt (më shumë se 10 ditë në muaj). Përdoruesit e rregullt të marijuanës që pinin dhe cigare të zakonshme kishin tre herë më shumë risk se sa jo – përdoruesit.
Meqenëse studimi ishtë vëzhgues, nuk vërtetohet plotësisht që marijuana shkakton risk të rritur për goditje cerebrale. Gjithsesi, tymi i marijuanës përmban shumë nga toksinat e njëjta, irritantët dhe karcenogjenët e gjetur në tymin e cigareve, që është një kontribues i njohur për sëmundjet kardiovaskulare.
Burimi: Harvard Health Publishing

