Përfaqësues të shoqërisë civile, krahas bluzave të bardha në protestë

Unioni i Profesionistëve të Mjekësisë Shqiptare, ashtu siç kishte lajmëruar edhe këtë të hënë organizoi protestë përpara oborrit të urgjencës së sëmundjeve të brendshme. Edhe pse ministri Beqaj bëri me dije vetëm pak ditë më parë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ideja e testimit, mjekët vijuan me protestën e tyre edhe më fuqishëm dhe me përfaqësi akoma më të madhe.

Mjekët dhe infermierët sot në protestë 16 shkurt 2015

Mjekët dhe infermierët sot në protestë 16 shkurt 2015

Midis mjekëve u vu re edhe prania e personave të tjerë nga radhët e shoqërisë civile, pasi kjo javë është konsideruar si java e protestave kundër padrejtësive që po i bëhet popullit shqiptar dhe grupeve të veçanta siç janë mjekët.

Kështu  pedagogu dhe aktivisti i Shoqërisë Civile, Erion Kristo, qëndroi sot krah për krah mjekëve dhe kauzës për të cilën ata janë mbledhur. Kristo e ka konsideruar testimin e mjekëve si një padrejtësi tepër të madhe, pasi e keqja e sistemit, shprehet ai, nuk janë mjekët.

Vetëm para disa ditësh në rrjetet sociale Kristo është shprehur se “kam dhe një merak se po ngjallet një valë antimjekë. Për mua është shumë e rrezikshme. Goditjet e mjekëve të këtyre ditëve më kanë vënë në mendime. Reagimi ndaj sistemit shëndetësor është pozitiv, por do shume kujdes”.

Krahas Kristos në protestë gjithashtu morën pjesë edhe të tjerë.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet