Përfaqësuesi i OBSH-në Shqipëri flet për situatën në vend

Përfaqësuesi i OBSH-së në vendin tonë, Raul Gonzales ka folur gjatë për situatën aktuale të koronavirusit në Shqipëri dhe i është përgjigjur gjithë dilemave që qarkullojnë së fundmi në lidhje me testimet, mitin e vdekshmërisë më të lartë në rajon, si dhe studimin në lidhje me vaksinën e tuberkulozit.

Si fillim, përfaqësuesi i OBSH-së tha se ecuria në shifra në këtë situatë që ndodhemi është shumë e mirë në Shqipëri.

“Ne kemi parë rritje në ditët e para, nga 5, 6 raste numri filloi të shkonte në mbi 20 në 24 orë dhe pastaj filluam të kemi sërish një zbritje me 16 raste në ditë, apo vetëm 6 raste siç ndodhi dje. Ecuria është e mirë!”

Në lidhje me numrin e lartë të vdekshmërisë ai tha:

“Përse thuhet që mortaliteti është i lartë në Shqipëri? Kjo s’është e vërtetë. Numri i viktimave është 22 që do të thotë 7.3 për 1 milion banorë. Greqia e ka 7.6 për 1 milion, Sllovenia 14, Bosnja 9.4, Serbia 8.7, Maqedonia e Veriut 13 e të mos flasim pastaj për Spanjën që arrin 297 për 1 milion, Francën 156 apo Italinë, 285. Thjesht s’është e vërtetë! Shqipëria nuk ka vdekshmërinë më të lartë në rajon.”

Përsa i përket diskutimit në lidhje me testet e kryera, përfaqësuesi i OBSH-së tha se po kryhen dhe do të vijojnë të kryhen teste për rastet e dyshuara. Gonzales tha se kjo politikë testimesh po funksionon, duke sqaruar se testimi masiv nuk është për të ndaluar epideminë, por për të parë sa persona mund të shkojnë në punë pa rrezikuar veten dhe të tjerët.

Paralel me studimin e vaksinës së tuberkulozit si një vaksinë që mund të jetë efektive edhe për Covid-19, u tha se vendet që kanë përdorur këtë vaksinë që herët, janë më pak të prekur nga ky virus.

“Nuk e kemi ende një studim të tillë. Disa kanë vënë re se në vendet me proporcione më të larta të personave të vaksinuar me BCG, por kjo duhet parë nëse ka ndonjë vijë logjike. Pra nuk ka akoma një studim të qartë që vërteton se kjo vaksinë ka kapacitet për t’i bërë njerëzit më rezistentë ndaj koronavirusit. Nuk mund të them nëse testimet janë të vërteta apo gënjeshtra.”- sqaroi ai.

Burimi:TV Klan

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë