Përfaqësuesi i OBSH-së jep lajmin e mirë/ Ilaçin kundër COVID-19 do ta marrë edhe Shqipëria

Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Gerald Rockenschaub, është shprehur se Shqiëpria do të marrë ilaçin kundër COVID të prodhuar nga Merk dhe Pfizer, nëse ky medikament miratohet nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave. Ai tha se edhe procesi i shpërndarjes së këtij antivirali do të bëhet njëlloj si me vaksinat.

“Ne duhet të shohim si do ecë ky proces pasi për momentin ka disa prova klinike që janë premtuese, por ende nuk është marrë miratimi nga FDA. Megjithatë duhet parë edhe kapaciteti për t’u prodhuar, siç ndodhi me vaksinën që kishte mangësi në fazën e parë dhe që tashmë u kapërcye. Ajo do të bëhet e disponueshme përmes distributorëve farmaceutike në tregun global, por nëse rezulton shumë efektive për trajtimin  e sëmundjes mund të vihet në punë mekanizmi përmes Covax i cili lehtëson sh[ërndarjen e këtij medikamenti”, u shpreh ai.

Rockenschaub foli edhe për vaksinën Sinovac, për të cilën tha se është efektive dhe e sigurt, ndaj është listuar për përdorim emergjent.

“Duke qenë se Kina dhe India janë prodhuesit më të mëdhenj në botë, Sinovak sipas OBSH është efektive dhe e sigurt, ajo është listuar për përdorim emergjent dhe është një opsion shumë i mirë për shoqërinë për ta përdorur”, u shpreh përfaqësuesi i OBSH-së.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?