Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të kafes

Një nga përfitimet më të njohura që një individ ka kur konsumon kafe është vigjilenca/mprehtësia mendore. Por, përveç kësaj, ka edhe disa përfitime të tjera shëndetësore që do t’i listojmë më poshtë.

  • Pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet nervore dhe atë të kujtesës

kafja te miratSipas një studimi të bërë, njerëzit të cilët konsumonin kafe rregullisht kishin më pak gjasa për t’u prekur nga sëmundjet nervore apo ajo e kujtesës sesa ata të cilët nuk e konsumonin fare kafen. Kjo për shkak të disa elementeve mbrojtëse të kimikateve të ndryshme në membranën dhe neuronet e trurit.

  • Shmang plakjen e parakohshme

Oksidimi përshpejton plakjen dhe përkeqëson nivelin qelizor. Konsumimi i kafes ngadalëson procesin e oksidimit me anë të elementeve që gjenden në kafe, si për shembull kafeina. Në këtë mënyrë bie poshtë miti që kafeja të bën të dukesh më i vjetër dhe më i dobët.

  • Kafja, qetësuese dhimbjesh?!

Është vërtetuar tashmë që kafja dhe çaji lehtësojnë dhimbjen e kokës dhe të trupit. Kjo është arsyeja kryesore pse shumica e njerëzve që s’durojnë dot dhimbjet përziejnë qetësuesit me një filxhan kafe.

Studimet shkencore tregojnë se kafeina që përmban kafja rrit efektet pozitive të qetësuesve. Në këtë mënyrë, herën tjetër kur të ndiheni keq apo të keni dhimbje, një filxhan kafe do jetë zgjidhja e duhur, duke shmangur kështu përdorimin e shpeshtë të qetësuesve.

Ka shumë studime që tregojnë të mirat shëndetësore që sjell kafja. Megjithatë, është tepër e rëndësishme të keni parasysh që duhet të mos e tejkaloni konsumimin e kafes për të shmangur efektet negative të saj.

Shqipëroi për “Shëndet+”: Blertina Koka/ Burimi: health.com

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)