Përfitimet e të ngrënit kivi në mëngjes

  • Kivi pastron trupin

Ushqimi që ju hani në darkë ka gjasa të mos jetë tretur dhe e para gjë që ju shkon në mendje, është konsumimi i diçkaje të lehtë që ju ndihmon në tretje. E ku ka më mirë se ta nisni ditën duke konsumuar një kivi? Duke ngrënë mëngjesin, bëhet e nevojshme për trupin që të marrë energji që nevojiten për kiviprocesin e spastrimit.

  • Është i pasur me vitaminë C

Kivi është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe mineraleve që trupi ka nevojë. Në fakt, vitamina C e kivit konsiderohet si një nga ushqimet më të shëndetshme për trupin tonë. Duke ngrënë vetëm një kivi në ditë, ju merrni vlerat e mjaftueshme ditore të vitaminës C, duke përmendur këtu edhe vetitë e mira që i bën lëkurës suaj.

Përveç këtyre kivi është një frut dietik dhe acidi citrik që ai përmban, ju ndihmon në tretje.

Një tjetër veti tjetër shumë e mirë e kivit është se ai është në dispozicion gjatë gjithë vitit.

  • Ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe luftën kundra rrudhave

Kivi  ka 45 kalori, përmban vitaminë C dhe E dhe këto vitamina ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Kivi është numri një në luftën kundër rrudhave, por edhe forcon sistemin imunitar. Ai përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.

  • Lufton shumë sëmundje

Diabetin: Kivi është i pasur me shumë fibra, madje më shumë se molla dhe ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit

Përmirëson sëmundjet e zorrës së trashë

Kollën – Kivi ndihmon në pakësimin e kollës falë kombinimit të vitamonave C dhe K, të cilat ai i përmban me shumicë

Përshtati në shqip: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Jep dorëheqjen drejtuesi i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson (EMRI)
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha