Përfitimet që sjell pirja e ujit të ngrohtë në mëngjes

Ndihmon tretjen: një gotë ujë i ngrohtë në mëngjes ndihmon trupin që të largojë toksinat. Uji i ngrohtë ndihmon në funksionimin sa më mirë të sistemit tretës dhe mënjanon yndyrnat e depozituara në trup.

uje i ngrohtePërmirëson qarkullimin e gjakut: në rastet kur e nisni ditën me një gotë ujë të ngrohtë do të ndihmojë në eliminimin e depozitave yndyrore të akumuluara në trup. Uji do të heqë të gjitha toksina e ndodhura në trup dhe do të rrisë qarkullimin e gjakut. Muskujt do të ndihen më të relaksuar dhe do të keni më shumë energji.

Lehtëson dhimbjet: uji i ngrohtë do t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve te kokës dhe dhimbjeve nga menstruacionet. Uji i ngrohtë ka efekt qetësues për dhimbjet e barkut gjithashtu.

Ndihmon në rënien në peshë: uji i ngrohtë rrit temperaturën e trupit, gjë e cila çon në rritjen e normës metabolike. Kjo i lejon trupit djegien e më shumë kalorive dhe gjithashtu ndihmon traktin gastrointestinal dhe veshkat për të funksionuar më mirë. Pirja e një gote uji të ngrohtë me limon do të reduktojë yndyrën e tepërt në trup dhe gjithashtu do të largojë urinë për shkak të fibrave që përmban limoni.

Ngadalëson plakjen e parakohshme: Plakja e parakohshme është mankth i çdo gruaje, por kjo mund të parandalohet nëse e nisni ditën me një gote uji të ngrohtë me limon. Prania e toksinave në trup mund të çojë në plakjen e parakohshme dhe uji i ngrohtë i pastron këto toksina rrit elasticitetin e lëkurës.

Lehtëson kapsllëkun: ndihmon në problemet e stomakut dhe lëvizjen e zorrëve.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit