Kryefaqja Lajm kryesor Përfitimet shëndetësore dhe efektet anësore të vajit të peshkut

Përfitimet shëndetësore dhe efektet anësore të vajit të peshkut

0
Shpërndaje

Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Vaji i peshkut përmban acide yndyrore omega – 3, substancë e cila i duhet trupi për kryerjen e shumë funksioneve, që nga aktiviteti i muskujve e deri në rritjen e qelizave.

Acidet yndyrore omega – 3 mund të merren vetëm nga ushqimet e nuk mund të prodhohen nga vetë trupi. Suplementet e vajit të peshkur vijnë në formë lëngu, kapsule dhe kokrre.

Vaji i peshkut përdoret për reduktimin e riskut për atak kardiak dhe goditje në tru, për të trajtuar trigliceridet dhe tensionin e lartë të gjakut, dhe për të përmirësuar simptomat e artritit reumatoid.

Studimet për përdorimin e vajit të peshkut tregojnë:

Sëmundjet e zemrës: Kërkimet tregojnë se ngrënia e burimeve të vajit të peshkut, si tuna dhe salmon, dy herë në javë lidhet me risk të reduktuar për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Marrja e suplementeve të vajit të peshkut për të paktën 6 muaj redukton riskun e problemeve me zemrën dhe vdekjen në personat që kanë risk të lartë për sëmundje zemre.

Tension i lartë i gjakut: Shumë studime raportojnë reduktime modeste në tensionin e gjakut në njerëz që përdorin suplemente të vajit të peshkut.

Kolesterol dhe trigliceride të larta: Acidet yndyrore omega – 3 mund të reduktojnë nivelet e triglicerideve në gjak. Gjithashtu është vëzhguar dhe një përmirësim në nivelet e kolesterolit “të mirë” HDL.

Artriti reumatoid: Studimet sugjerojnë se suplementet e vajit të peshkut mund të ndihmojnë më reduktimin e dhimbjeve, të përmirësojnë vështirësitë për të lëvizur në mëngjes dhe uljen e dhimbjeve të kyçeve tek personat me artrit reumatoid. Edhe pse ulja e dhimbjeve mund të jetë modeste, mund të jetë mjaftueshëm për të reduktuar nevojën për ilaçe anti – inflamatore.

Por duhet të kemi kujdes, pasi edhe pse përgjithësisht i sigurt, përdorimi i tepërt i vajit të peshkut mund të ketë disa efekte anësore si:

  • erë e keqe goje
  • probleme me tretjen
  • të vjella
  • skuqje dhe kruarje të lëkurës
  • rritje e riskut për gjakderdhje

Burimi: Mayo Clinic

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here