Përfitimet shëndetësore të agrumeve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Edhe nëse ju pëlqejnë frutat pak të thartë ose jo, nuk keni arsye përse ta përjashtoni grejpfrutin nga dieta juaj. Ky lloj agrumi përmban më shumë përfitime shëndetësore sesa mund ta mendoni. Së pari, ai është një nga ushqimet më të mira për të rëndë në peshë. Përveçse ka shumë pak kalori (vetëm 39 në një gjysmë), studimet kanë treguar se personat që konsumojnë një gjysmë grejpfruti të freskët ose pinë lëng grejpfruti para çdo vakti, mund të humbasin më shumë peshë se njerëzit e tjerë.

Por, përveç se ndihmon për rënien në peshë, mund të merrni edhe një sërë përfitimesh nga ky frut paksa i thartë. Grejpfruti ju mban të hidratuat (është 92% ujë) dhe mund të forcojë sistemin imunitar, ndihmon për të ulur kolesterolin, madje mund të ulë edhe rrezikun e zhvillimit të disa llojeve të kancerit.

Ashtu si çdo agrum tjetër, edhe grejpfruti mudn të konsumohet në çdo vakt.

Këto janë disa nga përfitimet shëndetësore të grejpfrutit:

Ju mban të hidratuar – Grejpfruti është 92% ujë, që do të thotë se ka më shumë përmbajtje uji se çdo frut tjetër.

Mund të përshpejtojë rënien në peshë – Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë grejpfrut mund të humbasin më shumë peshë.

Mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit – Konsumimi i grejpfrutit ndihmon në uljen e kolesterolit të “keq” LDL dhe triglicerideve.

Kujdes! Mos konsumoni grejpfrut nëse po merrni ilaç për uljen e niveleve të kolesterolit

Mund të forcojë imunitetin – Falë, vitaminës C!

Mund të ulë tensionin e gjakut – Ky frut është i pasur në kalium, lëndë ushqyese e rëndësishme për tensionin e gjakut. Sërish, konsumojeni në sasi të moderuar nëse po merrni ilaçe për tensionin e gjakut.

Mund t’ju mbrojë nga kanceri – Njerëzit që konsumojnë qitro janë më pak të rrezikuar nga kanceri.

Burimi: Health / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Pse disa njerëz përjetojnë dridhje nga kafeina, ndërsa të tjerë jo
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë