Përfitimet shëndetësore të bostanit (pjeprit)

Njerëzit të cilët kanë vështirësi për të ulur sasinë e peshës mund të përfshijnë bostanin në dietën e tyre. Përbërja e tij me pak kalori dhe me shumë ujë, si dhe me fibra të tretshme, e bëjnë një frut shumë të rëndësishëm

Përgatiti: Alkida Lushaj

bostan haBostani (pjepri) është i pasur me vitaminën C që është shumë e rëndësishme. Në rast se hahet rregullisht bostani mund të mbajë lëkurën tuaj rinore dhe të freskët. Përveç kësaj, ai mund të ndihmojë në mbrojtjen nga të ftohtit, si dhe nga viruset e gripit.

Një tjetër mineral që është esencial për trupin e njeriut dhe që gjendet tek bostani janë bakri, kaliumi dhe vitamina B.

Bostani përmban një sasi të madhe uji. Prandaj quhet si një alternativë e shquar për ditët e ngrohta të verës.

1. Ul presionin e lartë të gjakut

Natriumi, kaliumi, magnezi dhe kalciumi janë katër minerale esenciale për trupin e njeriut. Nëse ato janë në ekuilibër, niveli i presionit të gjakut ndodh të jetë në gjendje normale. Bostani ka një përmbajtje të madhe me kalium. Sipas studimeve, konsumimi i një pjese bostan përmban 388 miligram kalium që ndihmon në normalizimin e presionit të gjakut.

2. Parandalimi nga dehidrimi

Pas një dite shumë të nxehtë, shumica e njerëzve marrin pije sportive (e mbushur me kripë), pije energjike (e mbushur me kripë, si dhe kafeinë) ose ujë. Këshillohet të merrni bostan si një alternativë për rinovimin e ujit për trupin.

Bostani përmban kalium, i cili ndihmon në mbajtjen  në ekuilibër normal të ujit mes qelizave të trupit.

Bostani mund të konsumohet ashtu si është, mund të kombinohet me fruta të tjera etj.

bostani pjepri3. Ndihmon në tretje

Bostani përmban fibra tretës që parandalojnë problemet e zorrëve. Një filxhan me lëng bostani përmban një total prej 1.4 gram fibër dietike. Meshkujt kërkojnë 38 gram çdo ditë fibër dietike, ndërsa femrat kërkojnë 25 gram.

Fibrat e tretshme që përmban bostani rritin veprimin e tretjes brenda trupit. Prandaj, konsumimi i bostanit ndihmon në tretjen e ushqimit.

4. Për dhëmbë të fortë

Bostani është efektiv për dhëmbë dhe mishrat e dhëmbëve në mënyrë të shëndetshme.

5. Për diabetikët

Shalqiri, pjepri dhe bostani kanë përmbajtje relativisht të ulët sheqeri. Pjepri, për shembull, përbëhet nga 22 gram karbohidrate (sheqer) për çdo filxhan, ndërsa bostani përbëhet nga 12 g për çdo filxhan.

6. Bostani ndikon në shikim

Bostani është me të vërtetë një antioksidant jashtëzakonisht i fuqishëm i cili ndihmon moshat e treta për shikimin.

7. Për një lëkurë më të butë

Lëngu i bostanit është i shkëlqyer për ushqyerjen e lëkurës. Përdorni pak bostan të ndarë në feta ose të shtrydhur në fytyrë. Bostani është një metodë e mrekullueshme e marrjes së vitaminës C – një vitaminë antioksidant që mund të ndihmojë për të përmirësuar dhe rinuar lëkurën tuaj. Vitamina C përveçse  kryen një rol të rëndësishëm në funksionimin e mekanizmave të mbrojtjes, mund të ndihmojë edhe për të parandaluar ftohjet e zakonshme gjatë muajve të dimrit.

Postime të ngjashme

“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj