Përfundojnë në Infektiv 7 persona të helmuar me mish pule

Shtatë persona që kishin konsumuar ushqim në të njëjtin lokal në Laprakë janë helmuar.

Ata kishin konsumuar mish pule çka më pas u ka shkaktuar probleme gastrointensinale, duke bërë që të përfundojnë në urgjencën e shërbimit infektiv

“Kemi shumë raste që vijnë nga lokalet, të fundit u helmuan pasi konsumuan mish pule”, thotë Ermira Muço, mjeke.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, mjekja e Rojës, bashkë me ekipin e saj në urgjencën e infektivit kanë pritur 130 raste me intoksikacione dhe probleme virale. Ndonëse numri i pacintëve të helmuar nga ushqimi vjen nga lokalet, të cilët në këtë periudhë nuk mungojnë dhe rastet helmimeve nga konsumi i ushqimit në shtëpi.

Shpesh, për shkak të ngarkesës së ditës, përgatiten ushqime të cilat vendosen në ngrirje për t’i konsumuar në ditët në vazhdim, por që sipas mjekes Muço duhet bërë kujdes kur ushqimi del njëherë nga frigoriferi.

Ekipi i mjekëve në shërbimin infektivi, i cili po përballon një fluks të madh pacientësh gjatë kësaj periudhe u bën thirrje amvisave të bëjnë kujdes me ruajtjen e produkteve ushqimore dhe gatimin e tyre./Top Channel

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë