Përgatisni këto pije mëngjesi! Ja çfarë i bëjnë trupit

Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Elena Beta

pije-mengjProcesi i detoksifikimit është një mënyrë e mrekullueshme për të eleminuar mbeturinat dhe toksinat si dhe parazitet e dëmshëm nga trupi juaj.

Për të ruajtur funksionin e duhur, trupi ynë ka nevojë të kalojë nëpërmjet një procesi pastrimi herë pas here. Ka disa ushqime dhe pije të cilat mund t’ju ndihmojnë në procesin e pastrimit. Vetëm përfshini një nga këto pije në rutinën tuaj të mëngjesit (ose mund t’i kombinoni ato) dhe do të vini re përmirësime të rëndësishme.

Ujë me limon: Edhe pse kjo është një pije e thjeshtë në vetvete, përfitimet që uji me limon mund të ofrojë janë thjesht mbresëlënëse. Konsumimi i ujit me limon duhet të jetë gjëja e parë që ju konsumoni në mëngjes. Ai mund të përmirësojë tretjen dhe të ndihmojë detoksifikimin e trupit, duke ndihmuar kështu në tretjen e mirë të ushqimit.

Lëng panxhari: Mëlçia është e destinuar të marrë pjesë në më shumë se 500 funksione në trup, një prej të cilave përfshin dhe detoksifikimin e trupit. Përmbajtja e lartë e panxharit me antioksidantë, vitamina, kalcium, hekur janë jashtëzakonisht efektive për ruajtjen dhe detoksifikimin e trupit.

Ju mund të bëni lëng të freskët panxhar ose ta shtoni në lëngun tuaj të preferuar.

Lëng karrote: Lëngu i karrotës se i njohur edhe si “lëngu mrekulli” është i mbushur me antioksidantë dhe enzima të quajtura karotene të cilat kanë aftësinë për të ofruar ushqyes të nevojshëm për procesin e detoksifikimit.

Ky lëng mund të veprojë si një agjent i fuqishëm në pastrimin dhe eliminimin e të gjitha toksinave nga trupi juaj.

Burimi: healthandhealthyliving

 

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e plagëve dhe pezmatimeve të lëkurës
5 ushqimet më të mira për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut
6 ushqime që ulin sheqerin në gjak në mënyrë natyrale
5 ushqime shumë të rëndësishme për përmirësimin e shëndetit mendor
5 fruta që ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë
Qershitë – Fruti i vogël me fuqi të mëdha
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit