“Përgatituni për mundësinë e rikthimit”, OBSH me paralajmërim të fortë për COVID-19

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se shtetet “duhet të jenë të përgatitura për mundësinë e rikthimit” të koronavirusit të ri, teksa Evropa vazhdon të rihapet dhe Kina përballet me shpërthim të ri, që ka nxitur mbylljen e disa pjesëve të Pekinit.

Teksa numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus arrin në 8 milionë, dhe numri i të vdekurve në 436,000, Ghebreyesus ka theksuar se janë dashur dy muaj për të regjistruar 100,000 raste të prekura me këtë virus – që tani përbën shifër ditore të infektimit – dhe se virusi është duke u përhapur me shpejtësi në Azi dhe territorin amerikan.

Paralajmërimet për marrje të masave, me qëllim të luftimit të këtij virusi, kanë ardhur pasi Kina ka rritur numrin e testimeve dhe ka izoluar disa pjesë të kryeqytetit të saj, me qëllim të kontrollimit të shpërthimit të ri, pas shqetësimeve se kjo mund të jetë vala e dytë e sëmundjes, Covid-19, që shkakton ky virus.

Në gjithë Pekinin, 29 ndërtesa janë vënë nën “menaxhim të mbyllur”, pasi të gjitha pikat e hyrjes janë duke u kontrolluar dhe janë vendosur rregulla të ashpra në lëvizje.

Prej 12 qershorit janë regjistruar 106 raste të reja të të infektuarve në Pekin, të cilat duket se kanë marrë virusin në një treg të ushqimit.

Shifrat e reja në Kinë tregojnë se sa i vështirë është procesi i ndaljes së këtij virusi, për të cilin fillimisht është raportuar në Kinë, në fund të vitit të kaluar, mirëpo që atje kishte arritur të kontrollohej pas zbatimit të masave për izolim të ashpër.

Postime të ngjashme

Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca