Perime me bukë të zezë dhe vezë, e shëndetshme

Blerina Bombaj, dietologe klinike

Ka plot receta që mund të gatuhen edhe kur jeni me nxitim dhe të jenë gjithashtu të shëndetshme dhe të shijshme. Një nga këto receta është edhe kjo që ju sugjerojmë më poshtë.

buke-e-zeze-me-perime1Perime me bukë të zezë dhe vezë:

-Në një tigan zbusni me vaj ulliri qepe, me pas pak kërpudha, presh dhe në fund spinaq.

-Në një tepsi vendosni në një shtrese bukën e zezë në feta të holla.

-I hidhni përsipër perimet që keni gatuar, 5 kokrra vezë të freskta fshati dhe pak qumësht.

-E lini të piqet në furrë dhe e shërbeni në racionet sipas dëshirës. Nëse doni mund t’i grini pak djathë përsipër!

Ky gatim ju ofron një vakt krejtësisht të kompletuar me karbohidrate nga buka, minerale dhe antioksidante nga perimet, si dhe proteina dhe acide lyrore omega 3 nga veza!

Postime të ngjashme

BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare
Si të përgatisni verë të nxehtë, ideale për festat
Ja pijet dhe ushqimet më të mira që mund t’i konsumoni çdo ditë në verë
Sallatë verore e lehtë dhe plot shëndet
A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?
Intervista/ Vizitat tek mjeku, ushqyerja dhe presioni ‘online’ për vitamina, pediatrja Sheme orienton si duhet të sillemi në raport me fëmijët
Mjekja psikiatre tregon se si e nisin konsumin e drogës të rinjtë, ndryshimet fizike dhe psikologjike tek përdoruesit
Si jeni me gripin? Provoni këtë supë të shijshme